Një koleksionist klasik i makinave është gati të “lirojë pak vend” në garazhin e tij, duke shitur një përzgjedhje të automjeteve të tij – pothuajse 100 prej tyre, në fakt.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për francezin Marcel Petitjean, i cili është një ish shofer garash, që po ofron 96 vetura që ai ka mbledhur gjatë 50 viteve të fundit, për ofertuesin më të lartë në një ankand të vetëm më vonë këtë muaj në Gjermani.
Duke shpresuar të krijojë muzeun e tij, ai tani ka vendosur të ndajë rrugët me koleksionin e disa veturave të tij, të cilin ekspertët vlerësojnë se i vlen një total prej rreth 10 milionë dollarë.
Në mesin e automjeteve janë disa Lamborghini, Masaratis dhe Aston Martins me emra të tjerë të famshëm, përfshirë Porsche, Alfa Romeo dhe Jaguar, të cilët do të vendosen edhe “para dhomës së ankandit”.
Ndërsa fillimisht ishte planifikuar që paraqitja e automjeteve të bëhet para publikut që paguan, të gjithë janë në gjendje origjinale, duke u ruajtur me kujdes në një garazh pa lagështi.
Petitjean, me origjinë nga rajoni i Strasburgut, ishte një shofer në garat e makinave sportive dhe ngjitjeve kodrike nëpër Evropë, në vitet 1960 dhe 1970.
Pjesa më e vlefshme në koleksion është një Mercedes-Benz 300SL Roadster i vitit 1958 me vlerë rreth 1 milion dollarë, përcjell Telegrafi.
Një tjetër motor me vlera të larta është një Porsche 904 GTS i vitit 1964 në pronësi të Petitjean që nga viti 1991, i cili do të shitet për rreth 1 milion dollarë.
Dhe nëse dashuroni diçka pak më ndryshe, ka edhe disa traktorë klasikë me emblemën e famshme sportive. /Telegrafi/