Nick West nga Somerset i Anglisë, për katër dekada ka mbledhur mbi nëntë mijë kanaçe të birrës, por gruaja e tij Deborah po e detyron ta vë në shitje.
Pensionisti 58-vjeçar, e kishte filluar këtë koleksion në vitin 1975, bleu një libër që tregon për birrën dhe punimin e saj, transmeton Telegrafi.
Ajo që filloi si një hobi i thjeshtë, u shndërrua në obsesion që e detyronte të kalonte kohë të gjatë dhe të shpenzonte, duke blerë produktet e reja përmes internetit.
Sasia enorme që vazhdonte të rritej, ka bërë që një pjesë e shtëpisë së tij të bllokohej, ndërsa shumë të tjera edhe janë në kuti sepse nuk ka vend në rafte.
“Nga 150 apo 200 kanaçe në vit ishin të normal, por tani mund të blejë me qindra përmes internetit. Vetëm këtë vit i bleva 650”, ka thënë West lidhur me rastin.
Koleksionin ai e ofron për shitje, ndërsa pret të ketë interesim nga muzetë apo koleksionuesit e ndryshëm. /Telegrafi/