Site icon Telegrafi

Koleksioni ‘Victoria Beckham’, kënaq njujorkezët

“Në veten time, kam aq shumë pasione për modën, sa që ndjej një eksitim të papërballueshëm kur shikoj se si njerëzit i pëlqejnë kreacionet e mia” – ka deklaruar Victoria Beckham (36), pas revysë së suksesshme në Javën e Modës në New York, ku prezantoi koleksionin e veshjeve për sezonin pranverë/verë, i cili shquhet për që thjeshtësi dhe elegancë të pastër.

Bashkëshortja e futbollistit David Beckham, përdori materialet më të lira për koleksionin e saj, të cilat i vesh edhe vetë. Edhe pse nuk ka vijuar shkollën për dizajn, Victoria, po bën hapa real në drejtim të modës elitare.

Me modelet e saj, sfiluan disa yje botërore, sikurse janë: Elle Macpherson, Dannii Minogue, Brooke Shields, Drew Barrimore, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version