Telegrafi

Koleksioni veror i Lauren Conrad për Kohl’s

Të gjithë ato persona që duan të ndjekin modën gjatë gjithë verës, duhet të frymëzohen nga koleksionet më të fundit që janë shfaqur. Në qoftë se po kërkoni të perfeksiononi gardërobën tuaj, mjafton vetëm t’i hidhni një sy koleksionit më të fundit të “Kohls”.

Nëse jeni në dilemë për stilin e modës që ju duhet të vishni, që të dukeni sa më vajzërore, elegante dhe e mrekullueshme, atëherë për këtë ju vjen në ndihmë Lauren Conrad me dizajnet për “Kohl’s”.

Bluza të thjeshta, bluza të punuara me grep, pantallona të shkurtra, fustane të freskët, funde me ngjyra nga më të ndryshmet ose me lule të cilat do i japin veshjes suaj një pamje verore /Telegrafi/