Telegrafi

Koleksioni i veçantë Haute Couture i Elie Saab si homazh i shpirtit të Bejrutit

Elie Saab zbuloi së fundmi koleksionin e tij Haute Couture Vjeshtë-Dimër 2020/2021 i cili ka të bëjë me kryeqytetin e Libanit, Bejrutin

Përmes krijimeve të tij, dizajneri libanez i bën homazhe qytetit i cili ka shërbyer si muza e tij e përjetshme.

Elie Saab vendosi ta prezantonte koleksionin si një simbol të shpirtit magjik të Bejrutit – një vend që refklekton shpresë, ndonëse po përballet me një gjendje kaotike social-ekonomike pas shpërthimit.

Tema e koleksionit është “Bejrut, burimi i shenjtë” dhe risjell në vëmendje forcën dhe qëndrueshmërinë në një botë që lulëzon, pavarësisht vështirësive.