Telegrafi

Koleksioni ‘sekret’ i pjatave të argjendta nga Piccaso (Foto)

Do të vihet në ankand me një çmim fillestar prej dy milion eurove, koleksioni i 24 pjatave nga argjendi, të punuara nga Pablo Picasso.

Artisti spanjoll ka punuar gjatë karrierës së tij në porcelan dhe poçeri, ndërsa këto janë të vetmet punime në argjend, transmeton Telegrafi.

Këto pjata janë disejnuar gjatë vitit 1956 – 1967, ndërsa janë kthyer në argjend nga Francois Hugo.

Ky koleksion i ndarë në tri pjesë nuk është shfaqur për publikun, ndërsa pritet që gjatë muajit të ardhshëm, të ekspozohet në Hong Kong para blerësve potencial.

Për vizatimin e këtyre pjatave, artisti është inspiruar nga gruaja e tij e dytë Jacqueline Roque, dëshira e tij e madhe për ndeshjet me dema, si dhe rivali tij më i madh Henri Matisse.

Interesimi për pjatat ‘sekrete’ që janë shfaqur para publikut në një ekspozitë të vetme gjatë vitit 1977, është shumë i madh, por nuk bëhet e ditur se në çfarë vlere do të arrijë oferta për blerjen e tyre. /Telegrafi/