Site icon Telegrafi

Koleksioni i ri për fëmijë, i inspiruar nga “Toy Story” (Foto)

Vështirë të besohet se janë bërë 21 vite qysh kur Woody dhe Buzz Lightyear kishin luftuar për herë të parë për ndikimin e AndytToy Story – sa të vjetër ndjeheni tani? – por ky dy-dekadësh vetëm na rikujton se është koha të ndjejmë nostalgji masive për filmin e animuar.

Të hënën është bërë zyrtare koleksioni i ri i quajtur Disney Pixar Toy Story, që sjell aksesorë dhe këpucë për fëmijët e vegjël dhe të mëdhenj, e të cilat padyshim se do të admirohen nga të gjithë.

Ky koleksion do të përmbajë këpucë, bluza, çanta shkolle dhe këpucë të cilat do të kenë çmime nga 10 dollarë deri në 85 dollarë. Koleksioni do të lansohet me 8 tetor dhe do të jetë në dispozicion online dhe nëpër dyqane. /Telegrafi/

 

Exit mobile version