Site icon Telegrafi

Koleksioni prej çokollate

Në këtë panair ëmbëlsira më e adhuruar e njerëzve është prezantuar në variante të ndryshme, ndërsa më interesante me siguri është koleksioni i veshjeve prej çokollate.

Kreacionet janë punuar nga dizajnerë të modës në bashkëpunim me prodhuesit e njohur të çokollatës. Fustane, kapela, kostume bile edhe këpucë të punuara nga çokollata dhe natyrisht, të gjitha mund të hahen.

Kreacioni më i mirë do të fitojë shpërblimin, i cili po ashtu do të jetë i punuar prej çokollate.

Modelet prej çokollate për çdo ditë do të prezantohen në revytë e mëdha të modës. Shou i çokollatës do të zgjasë deri më 1 nëntor, ndërsa mendohet se 120.000 vizitorë do ta vizitojnë këtë panair. /Telegrafi/

Exit mobile version