Site icon Telegrafi

Koleksioni i parë Mango për sezonin e ri ka lajmëruar natyrshëm vjeshtën

Modelet e para për sezonin e ri na kanë nxitur të mendojmë për transformimin e gardërobës sonë

Në zgjedhje të rrobave të reja dhe të aksesorëve të modës, gjithmonë kërkojmë modele të cilat mungojnë në dollapët tanë, mirëpo të cilët lehtë kombinohen me pjesët të cilat tashmë i keni.

Për kombinimin e përditshëm, dukja afariste dhe veshjet e mbrëmjes, në koleksionin e ri të brendit të modës së rrugës theksohen mushamaja dhe bluza e lëkurës, thurje komode dhe xhinse, bluzë dhe këmishë klasike me një ndërrim të modës, transmeton Telegrafi.

Me pjesët e veshjeve ndër të cilat do të gjeni çdo gjë që ju nevojitet në ditëtë e para të vjeshtës, Mango koleksionin e parë e ka pasuruar edhe me disa koleksione efektive, por, bash edhe sikur pjesa tjetër e aksesorëve të modës.

Stolitë e arit, çanta e dorës, këpucët klasike, atletet, shkëlqyeshëm kanë rrumbullakuar dhe plotësuar koleksionin, ndërsa efekt të njëjtë do të ketë edhe në gardërobën tonë të vjeshtës.

/Telegrafi/

Exit mobile version