Telegrafi

Koleksioni nga Alicia Temperley

Nëse po ëndërroni një pushim luksoz, apo dëshironi të dukeni sikur sapo jeni kthyer nga një udhëtim përrallor, atëherë koleksioni i Temperley mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj në një mënyrë që as ju vetë s’do e besonit.

Një koleksion i frymëzuar nga vitet ’50-‘60 dhe Sophia Loren, ka bërë që dizenjuesia të ripunojë në theksimin e linjave të stilit të vjetër për të plotësuar dëshirat e femrave, duke ju përshtatur asaj çfarë është në modë sot.

Koleksioni i Alice Temperley bën të mundur që çdo femër të gjej dizajnin e përsosur për atë, që të shprehë personalitetin e saj më së miri.

Linjat e buta i japin koleksionit një hije klasike që tërheq vëmendjen si një magnet, fustane të shkurtra dhe të gjata, prerje strikte, klasike dhe moderne të cilat i japin pamjes suaj një qëndrim të ekuilibruar, të pafajshëm dhe shumë seksi njëkohësisht. /Telegrafi/