Site icon Telegrafi

Koleksioni i modelistes Heidi Klum, sivjet edhe në tregjet e Evropës dhe ShBA-së

Koleksioni i modelistes Heidi Klum sivjet do të shitet në tregjet Lidla në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, transmeton ky zinxhir diskont gjerman.

Koleksioni ekskluziv “i cilësisë kulmore, me çmime të qasshme… andaj çdokush mund t’i blejë”, ka publikuar kjo kompani.

Fotomodelistja Heidi Klum (44) gjithashtu është yll televiziv amerikan si anëtare e jurisë në shoun “America’s Got Talent” dhe producente ekzekutive e garave të modës “Project Runway”.

Lidl këtë muaj hap tregtinë e vet të parë në SHBA, ndërkaq gjatë këtij viti planifikon të hap 100 tregje në Bregdetin Lindor. /Telegrafi/

Exit mobile version