Telegrafi

Koleksioni me motive rinore nga “Carven”

Ky koleksion dallohet me funde dhe fustane si të studentëve, pantallona të shkurtra, forma tërheqëse, të qëndisura ose lëkure, si dhe sandale, shapka me ngjyra nga më të ndryshmet.

Henry, dizenjuesi i këtij koleksioni ka deklaruar për revistën V Magazine se, “Frymëzimi im vjen nga filmat, historia se kush është kjo vajzë? Çfarë lë ajo të kuptohet me veshjen që ka, ku jeton? Ç’farë bën? “Unë frymëzohem dhe nga gjërat e thjeshta. Njerëzit që kalojnë pa pushim rrugës janë një frymëzim i madh për mua”. /Telegrafi/