Site icon Telegrafi

Koleksioni Mango sjell të gjitha trendet moderne dhe klasike për këtë sezon

Krijimi i gardërobës së re do të na kthehet në të preferuarat tona të vjetra, por edhe të na ofrojë trendë të panumërt të rinj

Bashkimi i përsosur i modeleve të dashura dhe trendëve më të rinj ka krijuar klasiken moderne i cili brenda koleksioneve të shtëpive të modës dhe brendëve është theksuar si një ndër më të gjithanshmet, më elegantet dhe më të dëshiruarat, transmeton Telegrafi.

Bashkë me detajet e papritura të trendit, klasiken moderne e zbukuron orientimi në prerje dhe modele.

Njëherësh të inspiruar nga klasikja dhe trendët aktualë të modës, klasikët modernë në çdo gardërobë do të fusin më të mirën nga të dy botët me theks të veçantë në dukjen moderne të çdo pjese të veshjeve.

Në të vërtetë, klasikë modernë janë yjet e koleksionit Mango më të ri. Brendi Mango me koleksionin më të mirë për vjeshtën sjell bash çdo gjë që mund ta dëshirojmë ta kemi në gardërobë.

Pjesët e veshjeve dhe shtesat e modës të krijuara për kombinime të përditshme, koleksioni Mango i ri, i cili quhet edhe Neo Chic Allure.

Ky bashkim i paletave të ngjyrave neutrale me shtesën e modeleve grafike të njohura të klasikes së modës me lëvizje në prerje apo siluetë tenisteje, xhinseve dhe fanellave sportive të cilat në kuptimin e klasikes sjellin dozë shkujdesjeje dhe komoditeti.

/Telegrafi/
Exit mobile version