Me emër simpatik Mini Me, koleksioni i ri Mango sjell favoritet e modës për sezonin kalimtar edhe edicionin e tij mini
Pothuajse sikur është i krijuar për të gjitha nënat dhe vajzat të cilat adhurojnë modën, koleksioni i ri Mango sjell modele në të cilat të gjitha do të duken elegante dhe të veshura perfekt, transmeton Telegrafi.
Në qendër të koleksionit gjendet natyrisht trikoja – për çdo ditë dhe pulovrat e këndshëm për veshje gjatë mbrëmjeve.
Me modelet e preferuara të trikove, koleksioni Mango Mini Me sjell edhe favoritet e tjera të rehatshme siç janë xhinset, këmishët-T dhe palltot tedy.
Për dukjen perfekt në mbrëmje, bashkë me pulovrat e rehatshëm të thurur me penj metalik, koleksioni Mango më i ri zbulon modele të shkëlqyeshme fustanesh dhe fundesh të cilat do të jenë favorite të mbrëmjeve në gardërobën e çdo nëne, por edhe të çdo vajze.
Koleksionin Mini Me e shoqëron edhe fushata e mrekullueshme për të cilën në rolin e manekines është influentistja franceze Leia Sfez dhe e bija e saj India.
Mu sikur momentet më të bukura të festave, Leia dhe India kanë treguar se si këto festa mund t’i ndajnë kombinimet e modës.
/Telegrafi/