Site icon Telegrafi

Koleksioni i vjeshtës nga Ulyana Sergeenko Haute

Duke folur për stilin e saj të dizajnimit, Sergeenko tregon se frymëzimin e saj, ajo e ka marrë kryesisht tek fëmijëria e saj, nga karikaturat sovjetike, nga shtetet si Kazakistan dhe Rusia.

Koleksioni vjeshtë 2012, prezantuar nga Sergeenko, përmban gardërobën e duhur për të gjithë ato njerëz që presin shumë nga ky koleksion.

Funde të gjata, të ngjitur për beli, fustane të gjata, xhaketa, triko, pantallona, xhaketa të gjata të kombinuara me doreza, kapele, si dhe çizme lëkure të gjata deri në gju dhe të shkurtra, që do t’ju ndihmojnë të keni një stil unik. /Telegrafi/

Exit mobile version