Site icon Telegrafi

Koleksioni Gala-Mango sjell përgjigje për të gjitha solemnitetet verore dhe ahengjet

Koleksioni i parë Gala sjell pjesë veshjesh dhe shtesa mode të krijuara mu për të gjitha rastet dhe ahengjet, të cilat i sjellin ditët e ngrohta

Bashkimi i klasikeve të preferuara të modës dhe trendëve më të rinj të modës nga sezoni në sezon krijon koleksione të shkëlqyeshme dhe estetikë të dallueshme të brendit, rrobat e veshjeve të të cilit dhe shtesat e modës gjithmonë janë njësoj elegant, sa edhe efektiv, transmeton Telegrafi.

E inspiruar me modën ekstravagante nga tepihu i kuq, linja Gala Collection sjell vërtet pjesë rrobash veçanërisht glamuroze dhe shtesa mode.

Në ngjyra të zjarrta të cilat askund nuk do të kalojnë pa u vërejtur edhe me theksin në theket, si detaje të cilat çdo modeli i japin dozë të asaj ekstravagance nga tepihu i kuq, yje të koleksionit Gala Collection janë fustanet të cilat sjellin përgjigje të përsosur ndaj të gjitha rasteve të veçanta dhe daljeve në mbrëmje të cilat i sjell vera.

Në koleksion fshihet edhe top i kuq me supore të holla të cilat zbukurojnë theket dhe disa detaje mode të cilat do ta zbukurojnë çdo gardërobë verore.

/Telegrafi/

Exit mobile version