Dizajnerja Fjolla Nila e ka lansuar koleksionin e ri të veshjeve për femra, ku ka lloje të ndryshme fustanesh dhe vellosh.
Në këtë koleksion ka veshje të ndryshme, ku bien në sy dantellat e qepura me dorë.
Eleganca dhe sensualiteti janë pjesë e këtij koleksioni, i cili vë në dukje cilësitë më të mira, të trupit të një femre.
Fustanet me dekolte të hapur, apo të mbyllur janë krijuar për të përshtatur shijet e ndryshme.
Më poshtë, dizajnerja ka treguar për Telegrafin, disa nga fustanet që janë pjesë e koleksionit të ri. /Telegrafi/