David dhe Luise Turpin nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, janë nën akuzë se i torturuan dhe abuzuan me 13 fëmijët e tyre.
Kur njëri prej fëmijëve ia doli të ikte dhe njoftoi policinë, u zbuluan vëllezërit dhe motrat që mbaheshin brenda ‘shtëpisë së tmerrit’, të lidhur në hapësira të ndryshme dhe shumë të uritur, transmeton Telegrafi.
Ekipet forenzike, që po bëjnë hetime për disa ditë brenda shtëpisë, zbuluan së fundmi koleksionin e madh të DVD-ve, që ishin të renditura sipas alfabetit.
Megjithatë, shumica e filmave janë të animuar, komedi, dokumentarë dhe të tjerë që nuk kanë ndonjë përmbajtje të rëndë.
Ky sistemim do të përdoret si provë kundër tyre, për formën e ashpër dhe shumë të kushtëzuar të jetesës.
Në anë tjetër, fotografitë tregojnë se ata shkonin shumë shpesh në Disney Land, që është ëndërr për tu vizituar nga shumë fëmijë. /Telegrafi/