Në vitin 1997 kishte migruar në Londër të Anglisë, e nuk kishte rastisur të jetë në vendin e tij në luftën që filloi në Kosovë, e as më 24 mars gjatë bombardimeve të NATO-s.
Mirëpo, Xhevdet Gashi ka përcjellë çdo ngjarje të ndodhur atëherë, e po ashtu ai ka mbledhur dhe koleksionuar secilin lajm që është publikuar nga mediat ndërkombëtare.
Mërgimtari Xhevdet Gashi, në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-‘s, ka qenë i ftuar në emisionin “PasDite” në RTV Dukagjini për të rrëfyer për pasion e tij prej koleksionisti.
Xhevdet Gashi ka lindur në Prishtinë, por në vitin 1997 ai ka emigruar në Angli me dëshirën për të studiuar për medicinë.
Lufta e zuri atje në atë kohë, ai tashmë ka ndërtuar jetën.
Gashi thotë se 24 marsi i vitit 1999 ka qenë një emocion i papërshkrueshëm për të si refugjatë.
Mërgimtari që ishte në Angli në kohën e luftës së Kosovës, thotë se në atë vend për shkak të pasqyrimit mediatik ka pasur një mobilizim të madh nga populli britanik me ndihma humanitare.
Xhevdet Gashi thotë se meqë si shqiptarë nuk jemi shquar për dokumentim të ngjarjeve, ai thotë se nuk ka dashur të humb mundësinë që të koleksionojë të gjitha shkrimet e mediave të njohura britanike për situatën në Kosovë.
Ai rrëfen se ka pasur raste kur në atë kohë një gazetë e madhe britanike nga faqja e parë deri në faqen e dhjetë nuk ka pasur asgjë tjetër pos raportimit të ngjarjeve për Kosovën.
“Deri në momentin kur presidenti amerikan Georg W.Bush kam koleksionuar shkrimet e mediave britanike për Kosovën”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Mërgimtari thotë se deri tani askush nga institucionet e Kosovës nuk e ka kontaktuar për këto koleksione. Thotë se Kosova duhet të bëjë muzeume të ngjashme siç ka bërë Izraeli për Holokaustin në vende të ndryshme të botës.
Gashi shpreh gatishmërinë që materialin e tij ta dhurojë për një muzeum të ngjashëm nëse do ta bënte Kosova./Telegrafi/