Këto fustane janë gjithashtu tepër komode për të kërcyer dhe për të lëvizur me një elegancë dalluese. Ndërkohë që gjatësia e tyre varion nga të shkurtrit tek të gjatët, më në modë për mbrëmjet gala vazhdojnë të mbeten fustanet e gjata.
Në modën e fustaneve nuk mungojnë edhe punimet e dorës, sidomos gurët apo qëndisjet, kryesisht tek zona e bustit. Në rastet e dekolteve të hapura, rekomandohet që fustanet të kombinohen me bizhuteri me gurë të çmuar, që i jep një pamje edhe më sexy e femërore veshjes së mbrëmjes.
Ngjyrat e fustaneve variojnë dhe janë shumë të larmishme, por nuancat që dallohen për 2013 janë: ngjyra blu, rozë, e kuqe, e zezë, ngjyrë smeraldi, korali dhe limoni. Çfarë nuk duhet harruar është se këto fustane shoqërohen gjithmonë me këpucë apo sandale elegante me taka të larta dhe me bolero apo shalle, zgjedhja e të cilave duhet bërë me shumë kujdes dhe stil. /Telegrafi/