Site icon Telegrafi

Koleksion vizualisht i fuqishëm: Tom Ford propozon saten joshës dhe perishane nga koka te thembrat

shutterstock

Disenjatori amerikan prezantoi koleksionin në Javën e Modës në Nju-Jork dhe në mënyrën e tij stilistike tregoi se si të vishen vajzat dhe zonjat e festave që duan të shkëlqejnë

Më parë, Tom Ford kryesisht bënte kostume dhe xhaketa kompakte, por tani është radha e pantallonave dhe bluzave të buta, transmeton Telegrafi.

Por takat janë akoma aktuale, ndërsa koleksioni është në shenjën e satenit, kadifesë dhe shkëlqimit, transmeton Telegrafi.

Perishanet janë në vend të parë, si dhe ngjyra intensive nga bruz në rozë të ndritshme.

Tom Ford është një nga ata që nënshkruan gjithmonë koleksione super joshëse, por në epokën e pandemisë ai e zbuti pak siluetën.

Theksi në shkëlqimin e lartë mbetet i njëjtë, Ford krijon veshje festash dhe atë ideale për xhirime dhe fotografime.

Nga bizhuteritë, ka zinxhirë ari të pashmangshëm që sugjeron disenjatori.

/Telegrafi/

Exit mobile version