Telegrafi

“Koleksion mbretëror” nga Mr.Rex (Video)

Stilisti shqiptar Rexhep Zylfiu, i njohur si Mr.Rex ka sjell së fundmi koleksionin e tij më të ri, të titulluar “Royal”.

Ky koleksion, që në shqip përkthehet si “koleksion mbretëror” vë në pah veshje të bukura dhe elegante për meshkuj dhe femra.

Në një video të publikuar në YouTube, Mr.Rex ka prezantuar disa prej kreacioneve të këtij koleksioni.

Fustane të gjata dhe me qëndisma ari në stilin ‘mbretëror’ janë dizajni i përzgjedhur nga stilisti për këtë koleksion.

Kostumet e meshkujve në po të njëjtin stil, nuk bëjnë përjashtim në këtë koleksion. /Telegrafi/