Site icon Telegrafi

Kolegut të mbështjellë me folie i hedhin gaz për shuarjen e flakëve (Video)

Në internet është hedhur një video bizare, e cila nuk dihet se ku është filmuar, që e tregon fillimisht një burrë të mbështjellë me folie plastike dhe të kapur për një shtyllë.

Por, më vonë, të njëjtin e tërheqin zvarrë nëpër dyshemenë e një punishteje, ata që besohet të jenë kolegët e tij, transmeton Telegrafi.

Në pamundësi të largohet, ai mbulon kokën me duar, sepse i hedhin sipër gaz.

“Është një lojë e rrezikshme, këto veprime nuk u përkasin aspak të rriturve”, është një koment lidhur me rastin.

Të tjerë e konsiderojnë si pak të tepruar, por që nuk ka pasoja të mëdha për shëndetin e njeriut. /Telegrafi/

https://youtu.be/FK3hyGZjx28

Exit mobile version