Në një punishte në pjesën jugore të Anglisë, është filmuar momenti rrëqethës kur një punëtori i nxjerrin nga mishi vidhën me anë të turjelës.
Objektin metalik që i kishte mbetur në gishtin tregues në rrethana të panjohura, kolegu tij ia hoqi me anë të pajisjes elektrike, transmeton Telegrafi.
Derisa një tjetër ia mban dorën, ai e vendosë makinën në vidhë dhe e rrotullon në anën e kundërt.
“Ka për të djegur, por do të jem i shpejtë”, dëgjohet duke thënë ai, para se ta kryej intervenimin e pazakontë.
Pas disa sekondash shihet vrima që i mbetet në mish, teksa objekti metali është hequr në këtë mënyrë të çuditshme pa shkuar te mjeku. /Telegrafi/
https://youtu.be/lY6KJ8GFSpo