Site icon Telegrafi

Kolegji Zgjedhor në SHBA voton të hënën, pritet konfirmimi i fitores së Biden

Zgjedhësit në SHBA do të mblidhen të hënën për të votuar zyrtarisht për Joe Biden si presidentin e ardhshëm të vendit, duke i dhënë fund edhe përpjekes së presidentit në largim Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në SHBA një kandidat bëhet president jo duke fituar shumicën e votave të popullit, por përmes një sistemi të Kolegjit Zgjedhor, i cili mbledh votat elektorale të 50 shteteve dhe Distriktit të Kolumbisë kryesisht bazuar në popullsinë e tyre.

Bazuar në rezultatet e certifikuara, Biden, njëherësh kandidati i demokratëve fitoi 306 vota elektorale nga 538 vota gjithsej në dispozicion, duke tejkaluar shifrën prej 270 të nevojshme për të fituar zgjedhjet në SHBA; Trump fitoi 232 vota elektorale.

Në ‘kapitalet’ e tilla si Lansing, Michigan; Harrisburg, Pensilvani; dhe Atlanta, Georgia, zgjedhësit do të mblidhen zyrtarisht për t’i hedhur votat.

Votat e hedhura të hënën do të dërgohen në Kongres për t’u numëruar zyrtarisht më 6 janar, faza përfundimtare e procesit të zgjedhjeve të SHBA-së.

Derisa inaugurimi i Presidentit të SHBA-së do të ndodh më 20 janar. /Telegrafi/

Exit mobile version