Telegrafi

Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje me University of Northern Iowa për studime të dyfishta “Fillo studimet në Universum, diplomohu në SHBA”

Ndërkombëtarizimi i Kolegjit Universum vazhdon përtej oqeanit!

Nesër me 5 Korrik nga ora 14:00 bëhet nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Kolegjit Universum & University of Northern Iowa.

Kolegji Universum me mbështetjen e Konsulatës së Kosovës në Iowa ka arritur marrëveshje 2+2 për Northern Iowa University.

Përmes kësaj marrëveshje studentët e Kolegjit Universum do të kenë mundësinë që 2 vite t’i përfundojnë në Universum dhe vazhdojnë 2 vite të tjera në SHBA (duke përfituar lehtësira financiare, punësim në kampus, bursa të pjesshme dhe shumë benefite të tjera).

Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet neser me 5 Korrik nga ora 14:00 në Kampusin e Kolegjit Universum në Prishtinë. Dhe eventi do të jetë i hapur për publikun. Eja informohu! 2 vite në Kolegjin Universum dhe 2 vite në SHBA! Diplomohu në “University of Northen Iowa” përmes Kolegjit Universum.

Në kuadër të marrëveshjeve dhe ndërkombëtarizimit të Kolegjit Universum, studentët e Kolegjit tanë tashmë janë bërë ambasador të shtetit të Kosovës duke promovuar vlerat e Kosovës, përmes rezultateve të larta akademike, etike dhe profesionale në universitete ndërkombëtare.

Universum mbetet i përkushtuar në ndërkombëtarizimin e Kosovës përmes ofrimit të studimeve jashtë vendit për studentët kosovarë.

Për më shumë informata kontakto:

Nr.tel:+383 44 144 062

E-mail: info@universum-ks.org

Facebook: Kolegji Universum

Instagram: Kolegji Universum