Telegrafi

Kolegji Riinvest organizon konferencën Shaping Kosovo’s Digital Society

Të mërkurën, me 25 shtator, nga ora 10:00 deri në 12:30 në Kolegjin Riinvest, organizohet konferenca me temën “Formësimi i Shoqërisë Digjitale në Kosovë” (FSHD).

Tema e Konferencës FSHD është inspiruar nga dy konceptet themelore: idea që rrjetet kompjuterike, duke mbështetur bashkëveprimet njerëzore, ndihmojnë në krijimin dhe formësimin e shoqërive digjitale, si ndërlidhet kjo me Strategjinë e Inovacionit dhe TI-së në Kosovë, dhe nga ana tjeter statistikat mbi shkallën e lartë të abuzimit me internet, qoftë globalisht apo lokalisht, indikojnë një nevojë të madhe dhe urgjente për një edukim apo formësim të kësaj shoqërie të lidhur online; duke iu përgjigjur pyetjes se si mund t’i kontribojmë shoqërisë tonë kosovare në këtë aspekt?

Në konferencë do të jenë pjesëmarrës të shumtë – shkencëtarë të shquar, ekspertë të TI-së, politikanë, diplomatë, përfaqësues të institucioneve kyçe publike, si dhe përfaqësues të sektorit privat.

Pjesëmarrja mund të konfirmohet në këtë link, ku biletat janë falas – KLIKONI KETU