Telegrafi

Kolegji Riinvest më ideali për avancim në karrierë, ofron specializime në dy drejtime

Avancimi në karrierë çdo ditë e më shumë po bëhet dëshirë dhe ambicie e njerëzve sidomos me përqindjen e lartë të të rinjve që janë në vend.

Për këtë arsye Kolegji Riinvest, i njohur për studime në fushën e ekonomisë, ka krijuar një program të tillë në nivelin master i cili u përshtatet personave që janë të zënë me punë dhe kanë nevojë për risi të reja në anën akademike si dhe atë praktike.

Specializimet që ofrohen janë:
Menaxhme dhe Marketing
Menaxhimi i Sistemeve Financiare Informatike

Të dyja këto specializime janë zgjedhur krahas zhvillimeve dhe nevojave të tregut, në bashkëbisedim me bizneset partnere të Kolegjit Riinvest.

Ligjeratat janë në formën modulare duke zhvilluar një modul/lëndë për dhjetë ditë dhe duke u përcjell me vlerësim për të vazhduar pastaj me modulin e radhës.

Përpos që janë vetëm nga 10 ditë, ato po ashtu mbahen nga ora 17:30-20:00 për t’ju përshtatur orarit të punës që shumica e kanë.

E mira e këtij programi është që pranohen vetëm 50 studentë gjë që lejon interaksion më të lehtë dhe mirë me kolegët dhe profesorët.

Më shumë informata mund të merrni pasi që të keni aplikuar në riinvest.net/pranimi/master

Mund edhe të kontaktoni në 0800 23456 apo edhe në email adresën info@riinvest.net