Site icon Telegrafi

Kolegji elektoral konfirmon fitoren e Bidenit, Trump e liron nga puna Kryeprokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së

Kolegji elektoral ka konfirmuar fitoren e Joe Bidenit, i cili është zgjedhur president i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kandidati demokrat tashmë ka marr besimin e 302 zgjedhësve nga 538 sa janë në total gjersa presidenti aktual, republikani Donald Trump fitoi 232. Transmeton Telegrafi.

Duket se kjo nuk i ka lënë përshtypje Trumpit, pasi që ai ka zgjedhur të mos flasë për votimet në kolegjet elektorale, por ka liruar nga puna Kryeprokurorin e Përgjithshëm, William Barr.

Lexo po ashtu Kolegji elektoral konfirmon, Joe Biden president i ri i SHBA-së

“Sapo pata një takim shumë të bukur me Prokurorin e Përgjithshëm Bill Barr në Shtëpinë e Bardhë. Marrëdhënia jonë ka qenë një marrëdhënie shumë e mirë, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme! Sipas letrës, Bill do të largohet pak para Krishtlindjeve për të kaluar pushimet me familjen e tij”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.

Ai më tutje ka treguar se në vend të Barrit ka ardhur Jeff Rosen “Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Rosen, një person i shquar, do të bëhet Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. Shumë i respektuar Richard Donoghue do të marrë përsipër detyrat e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm. Faleminderit të gjithëve!”.

Ndryshe, Trump disa herë e ka sfiduar rezultatin zgjedhor presidencial duke pohuar se ka pasur mashtrime të mëdha, por asnjëherë nuk ka arritur t’i argumentojë pretenimet e tija. /Telegrafi/

Exit mobile version