Adam Tunkin nga Cornwall i Anglisë, është bindur nga kolegët e tij se mund ta ndezë motosharrën vetëm duke e zvarritur shpejtë për toke.
Por, pas 25 metrash vrapim me mjetin prerës në dorë, ai e ka kuptuar se kjo është një mahi, transmeton Telegrafi.
Punëtorët më të vjetër janë tallur me të, duke e bërë që të dukej qesharak, ndërsa ai si i papërvojë ka rënë me lehtësi viktimë e tyre.
“Këtu të gjithë tallen me njëri-tjetri, ndërsa jam unë që mbes pre e tyre në të shumtën e rasteve”, ka thënë Tunkin lidhur me ngjarjen. /Telegrafi/
https://youtu.be/zm-tX52GDf8