Punonjësi i paemëruar që është angazhuar në një ndërmarrje diku në Shtetet e Bashkuara, është bërë viktimë e një mahie të kolegëve.
Ata i kishin hequr tehun e makinës për prerjen e barit dhe ai mbeti i hutuar, kur nuk po mund të përfundonte obligimin, transmeton Telegrafi.
Kjo i bëri shumë të qeshnin kolegët e tij, të cilët e filmonin atë teksa i kontrollonte rrotat e pajisje, si dhe motorin i cili lëshonte zhurmë dhe ishte ende ndezur.
Madje, ai nuk e di se ia kanë larguar tehun edhe pasi e ngriti lartë makinën dhe i kërkonte ndihmë shoqëruese, për faktin se nuk po mund ta kosiste barin. /Telegrafi/