Telegrafi

Kolaps total, sasia e madhe e breshërit shkaktoi kaos në një qytet në Arabinë Saudite

Breshëri që ra dje në Taif të Arabisë Saudite, ndërpreu trafikun në rrugën midis qyteteve Taif dhe al-Hawiyah, treguan videot e postuara në mediat sociale.

Qyteti i Taif dhe al-Hawiyah ndodhen pranë qytetit të shenjtë të Mekës, transmeton Telegrafi.

Veturat u bllokuan në rrugën e mbushur. Në fillim të këtij muaji, shiu ra mbi qytetin e shenjtë të Mekës, ndërsa pelegrinët kryen umren gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pamjet e breshëritë janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, kurse shpejtë janë bërë virale.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuara më poshtë. /Telegrafi/