Telegrafi

Kolaj: Numri i rasteve aktive me coronavirus në Gjakovë shkon në 22

Në Komunën e Gjakovës sonte janë paraqitur 14 raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Ferdinand Kolaj thotë se infektimet e reja janë raste kontakti kryesisht nga familjarë që kanë rezultuar pozitiv më parë.

“Komuna e Gjakovës deri më tani ka pasur gjithsejtë 23 raste pozitive ndërsa vetëm sonte janë paraqitur 16 raste”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kolaj thotë se në bazë të informatave të para nga Gjakova nuk ka persona të shtruar në Klinikën Infektive.

“Tani kemi rreth 22 raste aktive me coronavirus”, tha ndër të tjera Ferdinand Kolaj./Telegrafi/