Site icon Telegrafi

Kolaj: Një numër i konsiderueshëm i pacientëve me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës

Në Gjakovë sonte janë regjistruar tri raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj thotë për RTV Dukagjinin se këto rezultate janë si pasojë e testimeve të ditës së djeshme.

Kolaj thotë se është shqetësuese që ditëve të fundit ka një ngritje të madhe të numrit të infektimeve me COVID-19 nga Komuna e Gjakovës.

“Një numër i konsiderueshëm i pacientëve të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar edhe në Spitalin e Gjakovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës thotë se nëse ofrohen mundësitë Spitali i Gjakovës ka kapacitete për të kryer testimet për coronavirus./Telegrafi/

Exit mobile version