Site icon Telegrafi

Shërohet nga coronavirusi një 90 vjeçare nga Gjakova

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka bërë të ditur se janë gjithsej 11 persona të shëruar nga coronavirusi i ri.

Në këtë komunë gjithsej 16 qytetarë janë prekur nga kjo sëmundje, prej tyre 11 janë shëruar dhe një ka vdekur.

“Në Komunën e Gjakovës deri tani kemi 16 qytetar që kanë rezultuar pozitive me Covid 19, fatmirësisht të shëruar në këto momente i kemi 11 nga këta pacient, fatkeqësisht një paciente ka humbur jetën dhe 4 pacient pozitive me Covid 19 janë duke u shëruar dhe gjendja tyre paraqitet stabile.

Ne si Komune e Gjakovës kemi marre të gjitha masat në lidhje me pandeminë dhe gjendja ne përgjithësi është e qetë dhe qe disa dite nuk kemi raste të reja si Covid 19 pozitive. Pacientja e fundit që është shëruar është një e moshuar 90 vjeçare”, ka shkruar Kolaj./Telegrafi/

Exit mobile version