Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë ka hapur konkurs për 90 ushtarë profesionist, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ushtarët kërkohen për punë të përkohshme prej 3 vitesh edhe atë që do të punojnë në njësitë speciale të Armatës së Maqedonisë dhe në njësi tjera brenda kësaj ushtrie.
Si kushte për pranim në këtë konkurs ushtarët duhet të jenë qytetarë të Maqedonisë, të jenë mbi 18 vjeç dhe të jenë të shëndoshë fizikisht dhe psiqikisht.
Gjithashtu, nga ushtarët që do të aplikojnë kërkohet të kenë të kryer shkollën e mesme, të kenë të kryer obligimin ushtarak, të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç dhe të kenë mundësi të notojnë në ujë më shumë se 50 metra.
Rrogat për këto 90 ushtarë do të lëvizin nga 18.000 denarë deri në 22.000 denarë, varësisht prej përgatitjes dhe shkollimit.
Konkursi zgjat deri në 1 tetor të këtij viti./Telegrafi/