Telegrafi

Kokrrat lëkurore

Këto në të vërtet janë disa ndryshime si kokrra me madhësi të kokës së gjilpërës, të cilat e kanë mbyllur kanalin e gjëndrës.

Paraqiten zakonisht në faqe, në ballë, në kapakë të syve dhe ndonjëherë mund të formojnë pllaka më të mëdha.

Shërohen duke i larguar me një instrument të posaçëm që e gërryen. Këtë e largoni më së miri te ndonjë punëtore e kozmetikës me përvojë ose te dermatologu.

Kujdes, mos tentoni ta largoni vet. /Telegrafi/