Telegrafi

Kokoshkat burim i antioksiduesve

Shkencëtarët kanë zbuluar se kokoshkat përmbajnë sasi befasuese të polifenoleve, një grup antioksiduesish të cilët lidhen me rrezik më të ulët nga sëmundjet e zemrës dhe karcinoma.

Duke marrë parasysh përbërjen e lartë të lëndëve ushqyese, ndërsa tash edhe antioksiduesve, kokoshkat janë në maje të produkteve përtypëse më të shëndetshme.