Pas identifikimit të viktimës, trupi i të cilit u gjet i groposur dhe i dekompozuar në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol në Sarandë, të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se sipas Prokurorisë, copëtimi i trupit të viktimës, ku koka u gjet mënjanë trupit, të jetë shkaktuar nga kafshët e egra.
Më herët u bë me dije se viktima është shtetasi Adnant Jaupi, 53-vjeç, nga Elbasani.
Mësohet se 53 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 53 vjeçari Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur. Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij.
Nga hetimi nuk u konstatuan shenja goditjeje me mjete të forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja. Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar por i pa groposur u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi.
Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Identifikimi i kufomës që i përket 53 vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, mban ende në ankth familjet Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre. /Telegrafi/