Telegrafi

Koken Kuroki, japonezi i Arbërisë: Ai pritet të debutojë në Superligë pasi klubi e ka regjistruar në FFK

Arbëria e Dobrajës që këtë vit është bërë pjesë e Superligës, po vazhdon të na befasojë si me lojëra të mira, po ashtu edhe me futbollist.

I fundit që është regjistruar nga klubi në FFK është japonezi 24 vjeçar, Koken Kuroki.

Lajmin për GazetaOlle e ka konfirmuar trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, i cili thotë se japonezi ka bindur në prova tek skuadra që ai drejton.

Por kush është Koken Kuroki dhe ku ka bërë karrierë ai?

Kuroki luan si mesfushor dhe është 24 vjeçar. Ai menaxhohet nga kompania “Sagrada Sports” të cilët zyrtarimin e lojtarit te Arbëria e kishin bërë me 5 tetor, para më shumë se tri javësh.

Koken Kuroki njihet si mesfushor kreativ, ndërsa cilësia e tij e madh është depërtimi.

Ai ka bërë karrierë në Japoni, Bullgari dhe Malta.

Sipas Transfermarkt, ai së fundmi ka qenë pjesë e klubit nga Omani, Mirbat SC.

Çmimi i tij aktual është 25 mijë euro. Ai nuk ka zhvilluar shumë ndeshje në klubet ku ka qenë më parë. /Telegrafi/