Site icon Telegrafi

Kokëdhimbjet te fëmijët dhe tinejxherët e trashë

Një studim i realizuar nga shkencëtarët amerikanë, në të cilin kanë marrë pjesë 913 fëmijë dhe tinejxherë të cilët janë ankuar nga kokëdhimbja, sugjeron se zvogëlimi i masës trupore sjell deri te rrallimi i kokëdhimbjes.

Rezultate të ngjashme janë fituar edhe në studimet e mëparshme te të rriturit, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët nuk kanë zbuluar se në çfarë mënyre janë të lidhura kokëdhimbja dhe masa trupore, por dyshojnë se është si pasojë e veprimit të substancave të cilat lirohet gjatë proceseve inflamatore të cilat janë të pranishme te personat e trashë.

Supozimi tjetër është se mbipesha nuk e shkakton kokëdhimbjen, por vetëm e përforcon atë.

“Nëse keni kokëdhimbje të shpeshta apo vuani nga migrena dhe jeni obezë, humbja në peshë do ulë mundësinë që të keni dhimbje të shpeshta. Kështu edhe do të përmirësohet kualiteti i jetës”, thotë Claudio Pagano profesor i mjekësisë interne në Universitetin e Padovës.

“Humbja e peshës tek të rriturit dhe fëmijët që janë obezë përmirëson të gjithë neurologjinë e trurit duke ulur mundësinë që të keni dhimbje të shpeshta të kokës”.

Hulumtuesit theksojnë se obesiteti është një faktor rreziku për sëmundje të ndryshme, dhe me aplikimin e shprehive të shëndetshme në jetë, mund të parandalohet. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version