Telegrafi

Kokëdhimbje për Realin, dy derbi pa Ramosin

Sergio Ramos do të jetë jashtë fushës të paktën gjashtë javë, por do t’i duhet edhe katër të tjera që të jetë plotësisht gati, varësisht si shkon rikuperimi.

Me këtë rast mbrojtësi spanjoll do të humbet ndeshjen ndaj Atletico Madridit, por rrezikon mos të luajë edhe ndaj Barcelonës me tre dhjetor.

Ramos është lënduar në gjurin e majtë.

Ndërsa për Spanjën do të mungojë ndaj Maqedonisë dhe Anglisë.

Lëndimi i Ramos vetëm sa i ka shtuar kokëdhimbjen trajneri francez, Zindedine Zidane, pasi ai ka të lënduar edhe Casemiron, Lucas Modricin, Marcelon, Fabio Coentraon dhe James Rodriguezit.

Ramos i dëshpëruar nga lëndimi.

Vlen të theksohet se qendërmbrojtës është lënduar në takimin ndaj Kombëtares së Shqipërisë në ‘Loro Boriçi’. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3JUdtdR_324