Telegrafi

Kokëdhimbje për Barcelonën nga Philippe Coutinho

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho është në Katar për një kontrolle mjekësore në lidhje me lëndimin e tij në gju për të zbuluar nëse ai është në rrugë për t’u rikthyer në aksion muajin e ardhshëm.

Braziliani iu nënshtrua një operacioni dhe pritej të ishte jashtë fushe për tre muaj, një periudhë që do ta shihte atë të kthehej në fillim të prillit.

Thënë kjo, duke pasur parasysh kohën që ai ka qenë jashtë dhe faktin që do të duhet të pres për tu rikthyer në fushë, nuk ka gjasa që ta shohim 28-vjeçarin përsëri para fundit të prillit.

Coutinho do të ishte në dispozicion të Ronald Koeman për pjesën e fundit të sezonit, por siç qëndrojnë gjërat, ai do të duhet të punojë shumë për të hyrë në formacionin bazë të Barcelonës.

Blaugranasit kanë kohë që po luajnë pa transferimin e tyre rekord, mirëpo që janë kanë dalë shumë mirë.

Nëse asgjë tjetër, Barcelona mund të shpresojë t’i japë Coutinhos disa minuta drejt fundit të sezonit për ta vendosur atë në shitje, duke pasur parasysh që largimi i tij mund të jetë thelbësor për sjelljen e fondeve shumë të nevojshme. /Telegrafi/