Telegrafi

Koke tregon idhujt e tij në futboll

Mesfushori i Atletico Madridi, Koke, ka folur rreth futbollistëve që i ka pëlqyer sa ishte i ri dhe kur filloi te rritet.

Koke është duke zhvilluar tash e disa sezone në nivele të larta me skuadrën spanjolle.

Lexo po ashtu Griezman: Ëndërr të luash për Barcelonën ose Real Madridin, por jo njëherë

Kjo ka bërë që interesimi për shërbimet e tij të jetë i madh nga Spanja dhe skuadra tjera të mëdha evropiane.

Janë disa futbollistë të mëdhenj me emër, ata të cilët ishin të pëlqyerit e mesfushorit spanjoll para se të bëhet një futbollist i kastit botëror.

“Kur isha një djalë i ri, me të vërtetë më pëlqente Juninho në Atletico”, ka deklaruar fillimisht Koke.

Lexo po ashtu Iniesta hap zemrën: Nuk doja të nënshkruaja me Barcelonën, kam vuajtur shumë (Foto)

“Kur fillova të bëhem më i vjetër, Xavi dhe Iniesta ishin lojtarët që më pëlqenin mua”, përfundoi mesfushori i Atletico.

Ndryshe, Koke tash e sa kohë po përflitet si një transferim i mundshëm i Barcelonës, pasi katalunasit e shohin si zëvendësues të Andres Iniestas. /Telegrafi/