Site icon Telegrafi

Kokëdhimbje për Allegrin, Juventusi me tetë mungesa ndaj Lazios

Dëmtimet e Mario Mandzukicit dhe Andrea Barzaglit nënkuptojnë se Juventusi është në rrezik të humbasë tetë lojtarë për ndeshjen e tyre të radhës në kampionat ndaj Lazion.

Zonja e Vjetër luan ndaj skuadrës Biancoceleste në fundjavën e ardhshme në Serie A pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar.

Max Allegri tashmë i dinte se mundësitë e tij për përplasjen në Torino do të ishin të varfra, veçanërisht në mesfushë, me disa lojtarë të lënduar tashmë përpara ndeshjeve ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Juventusit i lëndohet Mandzukic dhe Barzagli

Megjithatë, lajmi i këtyre dy lëndimeve të fundit, Mandzukicit dhe Barzaglit është një goditje e mëtejshme për Bianconerët, të cilët humbën rekordin e tyre të fitoreve prej 100 për qind në ndeshjen e tyre të fundit kundër Atalantas.

Të lënduar janë edhe De Sciglio dhe Howedes.. Photo/ GettyImages

Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi kroat dhe mbrojtësi italian janë në dyshim serioz për ndeshjen e radhës e cila zhvillohet në Juventus Stadium.

Këta dy futbollistë do të bashkohen në infermeri me mesfushorët Claudio Marchisio, Sami Khedira dhe Miralem Pjanic.

Lexo po ashtu Pjanic do t’i mungojë Juventusit rreth katër javë

Edhe pse pretendohet se Barzagli dhe Pjanic do të tentojnë të jenë në përzgjedhje për ndeshjen e ardhshme të Juventusit kundër Sportingut në Ligën e Kampionëve, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Benedikt Howedes apo Mattia De Sciglio.

Lojtari i fundit i listës së gjatë të lëndimeve të kampionëve të Serie A është mungesa afatgjate e anësorit kroat, Marko Pjaca. /Telegrafi/

Exit mobile version