Mesfushori i Feyenoordit, Orkun Kokcu, ka folur pas barazimit pa gola me Dritën në kuadër të Ligës së Konferencës.
Mesfushori ishte shpesh me topin kundër FC Drita, por së bashku me kolegët e tij, nuk arritën të thyenin mbrojtjen e Dritës.
“Ne kemi dominuar me zotërim të topit, por jo në lojë”.
“Ishte e vështirë të luash kundër këtij kundërshtari, i cili ishte në mbrojtje. Loja jonë përfundimisht u bë shumë e parashikueshme”.
“Unë kam qenë në mesfushë, por jo gjithmonë kam bërë zgjedhjen e duhur. Duhet të jetë më mirë të enjten e ardhshme që të mposhtim FC Dritën”, ka thënë Kokcu.
Ai shtoi se pret që ekipi nga Kosova të luajë të njëjtën lojë edhe në stadiumi “De Kuip”.
Reacties 💬
Orkun Kökcü & Leroy Fer kijken teleurgesteld terug in Kosovo:#drifey • #UECL
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) July 22, 2021
“Ata do të luajnë në mbrojtje edhe në Roterdam. Na takon neve të gjejmë një përgjigje më të mirë për këtë”, deklaroi ai. /Telegrafi/