Telegrafi

Kokakola e dëmshme për shtatzënat?

Diabeti gestacional është njëri nga komplikimet më të shpeshta në shtatzëni, që pas shtatzënisë mund të sjellë deri te diabeti i përhershëm tip 2, ndërsa njëherit paraqet edhe rrezik të madh edhe për frytin, kur dihet se fëmijët e nënave që kanë pasur diabet gjatë shtatzënisë, në moshë të re sëmuren nga mostolerimi i glukozës, mbipesha dhe diabeti.

Në studimin e botuar në revistën Diabetes Care, janë përfshirë 13.500 femra të cilat janë përcjellë për dhjetë vite.

Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat kanë konsumuar më shumë se 5 gota kokakola në javë, ishin për 22% më të rrezikuara që të zhvillojnë diabet, sesa femrat të cilat kishin konsumuar kokakola vetëm njëherë në muaj. /Telegrafi/