Por, të dy skitarët e paraqitur nga Komiteti Olimpik i Kosovës për të marrë pjesë në olimpiadën e të rinjve që do të mbahet në Lillehammer të Norvegjisë kanë një qëllim – të mundohen të kthehen me medalje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Megjithatë, pranojnë se do të jetë goxha e vështirë, jo se nuk i besojnë vetes, por që nuk kanë pasur kushte të mjaftueshme për t’u përgatitur, siç kanë bërë rivalët e tyre që do t’i kenë në shtigjet e bardha të Norvegjisë.
“Do të mundohem të paraqitem sa më denjësisht”, thotë Kokaj 17-vjeçare.
Denjësisht premton se do të paraqitet edhe Kapuqi.