Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia e Ksamilit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 54-vjeçari shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, gjatë sezonit turistik në zonën e Ksamilit.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 27 doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, tre peshore elektronike për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, tre celularë, si dhe 13,400 lekë, 530 euro, 140 dollarë dhe 60 paund që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Në pranga ka përfunduar dhe një 33-vjeçare për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi, por nuk ka kallëzuar në Polici.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/