Telegrafi

Kokaina shkakton “ndryshime të thella” në tru, që e bën përdoruesin më të varur

Këto ndryshime e ulin vetë-kontrollin dhe bëjnë që të mos ndalet dëshira, për të konsumuar sërish, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesi Peter McCormic nga Universiteti i Anglisë Jugore, ka thënë se: ”Vetëm një dozë e vetme kokaine, mund të ndryshoi tërë arkitekturën e trurit dhe të krijojë varshmëri, që e detyron përdoruesin të marrë sërish”.

Në eksperimentet me minj, është zbuluar se kokaina ju vë atyre nga një “pykë” në mes të dy proteinave kryesore të trurit dhe bllokon komunikimin mes tyre.

Kjo mungesë e komunikimin, bën që truri të ketë vështirë të merret me stresin dhe presionin, duke gjetur ngushëllim në kokainë.

Në hulumtimin që është botuar në Zhurnalin e Neuroshkencës, tregohet se po punohet mbi këtë “pykë” në tru, që e shkakton kokaina.

Gjetjet nga ky hulumtim, do të shfrytëzohen për të ndihmuar të varurit nga substanca e bardhë. /Telegrafi/